Ka ndërruar jetë në moshë të re reperi i njohur kosovar, Arlind Gjikolli – Gjikla. Ai kohëve të fundit ishte duke u përballur me një sëmundje.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmuan të afërmit përmes rrjeteve sociale.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe në një grup në Facebook që quhet Komuniteti ELEKTRA.
“Krijuesi i ktij grupi – Arlind Gjikolli, sot ja paska dorzu shpirtin Allahut”, ka shkruar Egzon Gashi.