image Ndërron jetë mësuesi, Njazi Gashi

Sociale

Ndërron jetë mësuesi, Njazi Gashi

news image

Ka ndërruar jetë mësuesi shumëvjeçar, Njazi Gashi, i cili ka punuar në shkollën “Emin Duraku”, në Sferkë të Klinës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Enver Gashi, drejtor i Arsimit në komunën e Klinës.

Ai përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes së mësuesit dhe kolektivit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku”.

Sot me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga kjo jetë e mësuesit shumëvjeçar dhe veteranit të arsimit, Njazi Gashi, shëmbëlltyra pedagogjike dhe njerëzore e të cilit do të mbetet gjithmonë motiv i gjeneratave të reja të mësuesve tanë dhe frymëzim për arritjen e standardeve sa më bashkëkohore në sektorin e arsimit“, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/