Një nga ikonat dhe kontribuesit më të mëdhenj të gazetarisë së sportit në Kosovë, Mustafë Lecaj sot ka ndërruar jetë.
Leci i cili dha kontribut të madh në gazetarinë sportive në gazetën Rilindja, do të mbahet gjatë në mend për punën dhe dashurinë që kishte për këtë profesion.
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka ngushtuar familjen Lecaj dhe komunitetin e gazetarëve sportivë të Kosovës.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ikjen në amshim të gazetarit shumëvjeçar të sportit Mustafë Lecaj. Puna, përkushtimi dhe dashuria ndaj zejes së gazetarisë e veçuan kolegun e ndjerë Lecaj, i cili la gjurmë të mëdha në gazetarinë sportive. Komuniteti i gazetarëve sportiv sot është në zi për humbjen e një vlere të madhe të gazetarisë sportive”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të SHGSK-së.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në orën 15:50 në varrezat e qytetit në Prishtinë.