image Ndërpritet votimi në Vlorë, konflikt mes komisionerëve

Shqipëri

Ndërpritet votimi në Vlorë, konflikt mes komisionerëve

news image

Duket se përpos problemeve teknike, kanë nisur edhe tensionet e para në zgjedhjet parlamentare.

Në Vlorë, në qendrën e votimit nr. 4471, komisionerët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Komisionerët e PD kanë pikasur dikë duke fotografuar votën dhe kanë kërkuar të mbajnë procesverbal, gjë që ka çuar në konflikt mes palëve, raporton A2..

Komisionerët janë mbyllur brenda dhe kanë bllokuar votimin, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur kryetarët e KZAZ-ve./GazetaSinjali/