image Ndërpritet seanca, Konjufca fton në takim shefat e Grupeve Parlamentare - Sinjali

Ndërpritet seanca, Konjufca fton në takim shefat e Grupeve Parlamentare

news image

Seanca e mbajtur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka dalë nga kontrolli, krejt kjo nga kundërshtimi i deputetëve të opozitës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë situatë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar në takim nënkryetarët e këtij institucioni dhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive që të mbajnë mbledhje për të diskutuar për procedimin e mëtutjeshëm të seancës.

“Meqenëse u krijua kjo situatë, i thërras kryetarët e Grupeve Parlamentare për një konsultë në zyrën time”, ka thënë Konjufca.

Gjatë seancës, kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hequr mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës është duke u mbajtur protesta e veteranëve , të cilët po protestojnë për mos përfshirjen e kategorisë së tyre në Ligjin për Pagën Minimale.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin