image Ndërpritet greva e 154 qytetarëve në Mitrovicë, arrihet marrëveshja për punësim në "Trepçë" - Sinjali

Ndërpritet greva e 154 qytetarëve në Mitrovicë, arrihet marrëveshja për punësim në “Trepçë”

news image

Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, menaxhmenti dhe bordi i Ndërmarrjes Publike “Trepça” dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe këshilli protestues i kësaj ndërmarrjeje, kanë zhvilluar sot një takim për të diskutuar pakënaqësitë e protestuesve me punësimet e fundit në “Trepçë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky takim rezultoi me arritjen e marrëveshjes që të ndërpritet greva e këshillit protestues dhe të fillimit të procedurave ligjore për kërkesën e tyre.

Ata morën premtimin e zëvendësministrit Arifaj që Qeveria e Kosovës do të trajtojë me seriozitet të plotë këtë rast, duke u bërë zgjidhje në çështjen e punësimit të tyre deri në fund të këtij viti./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin