image Ndërpriten të gjitha fluturimet në ardhje me udhëtarë në aeroportin “Adem Jashari”

Kosovë

Koronavirusi/ Ndërpriten të gjitha fluturimet në ardhje me udhëtarë në aeroportin “Adem Jashari”

news image

Në mesnatë ka hyrë në fuqi ndërprerja e përkohshme e të gjitha fluturimeve në ANP “Adem Jashari”, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se pezullimi i përkohshëm vlen për të gjitha fluturimet me udhëtarë në bord, që arrijnë në ANP “Adem Jashari” përveç fluturimeve në shkuarje, pra nga Prishtina në drejtim të destinacioneve të ndryshme. Inspektorët e AAC-së, sot, e kanë monitoruar për së afërmi zbatimin e këtij vendimi.

Lusim të gjithë udhëtarët që të kenë mirëkuptim për këto masa dhe të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse të rekomanduara nga autoritetet përkatëse.

Shpresojmë në përmirësimin e shpejtë të situatës dhe rikthimin e normalitetit në transportin ajror.

Nuk ka vend për panik, vetëm për kujdes të shtuar. /Gazeta Sinjali/