Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se në lagjen “Dardania I” në Gjilan do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, këto ndërprerje do të ndodhin për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe kështu sot deri në orën 17:00 do të ketë ndërprerje të fërnuzimit me ujë.
“Gjilan, 22 shkurt 2021 – Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, respektivisht rilidhjen e konsumatorëve nga rrjeti i vjetër në atë të ri, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët në lagjen ‘Dardania I’ sot, dt 22 shkurt, deri në ora 17:00”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/