Javën e kaluar FFK mori vendimin për ndërprerjen e garave në Ligën e Parë dhe të Dytë.
FFK raportoi se kjo u bë në bazë të këshillave që i kanë marrë nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, mikrobiologu kosovar, Lul Raka në emisionin ‘Koha Shtesë’ ka treguar se këtë vendim e ka marrë vetë FFK.
“Vendimi për ndërprerjen e garave të tjera e ka marrë Federata e Futbollit e Kosovës dhe jo Ministria e Shëndetësisë apo Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Instituti vetëm se ka bërë vlerësimin e rrezikut të përgjithshëm dhe sa më shumë që të ketë gara, aq më shumë do të rritej rreziku, por kategorizimin se cila ligë ka përparësi për t’u vazhduar e ka bërë ekskluzivisht Federata e Futbollit e Kosovës”, u shprehë ai.
Ndërprerja e garave shkaktoi shumë reagime nga disa klube. Liria e Prizrenit kërcënoi FFK-në se do ta dërgoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit./Gazeta Sinjali/