image Ndërprerja e ujit në këto lagje të Prishtinës, kompania e ujësjellësit jep sqarim

Kosovë

Njoftim/ Ndërprerja e ujit në këto lagje të Prishtinës, kompania e ujësjellësit jep sqarim

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e zonave Hajvali, Çagllavicë, Veternik, Miradi e Epërme, se ndërprerja e furnizimit me ujë për këto lagje, ka ndodhur si shkak i defektit në linjën furnizuese HDPE OD 225 mm.

“Ekipet tona kujdestare janë në terren, por për shkak të vështirësive në zonën e defektit, pozicionit të vështirë për punë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë”, thuhet në njoftim.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thekson se ekipet do ta trajtojnë me prioritet këtë rast sot në mengjes duke shpresuar në rikthim sa më të shpejtë të furnizimit me ujë. / Gazeta Sinjali/