Në Pallatin e Kulturës në Gjakovë po mbahen homazhe në nderim të mjekut, Mentor Salihi, i cili humbi jetën dje, pas një aksidenti, gjatë kryerjes së detyrës.
Kujtojmë që në aksidentin e rëndë që ndodhi më 30 qershor në Gjakovë, u lënduan rëndë shoferi i autoambulancës, mjeku, tekniku dhe njëri nga dy të lënduarit që po barteshin nga një aksident tjetër.
Para disa ditësh nga ky aksident vdiq shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, i cili humbi jetën pikërisht në ditën kur kishte bërë një vit që ishte punësuar në këtë qendër mjekësore.