Dy veprimtare nga diaspora janë nderuar me dekorata nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Stratetgjike, transmeton Sinjali.
Teuta Tabaku, mësuese e gjuhës Shqipe në Bursa të Turqisë, dhe Rita Salihu, veprimtare e çështjes kombëtare, poete dhe humaniste në Amerikë, u pritën në takim nga Sekretarja e Përgjithshme e MDIS-it, Shyhrete Gosalci.
“Të dy veprimtare nga diaspora kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe në vendet ku jetojnë”, thuhet në njoftim.
Ato duke falenderuar Ministrinë e Diasporës për mbështetjen, janë zotuar se do vazhdojnë të punojnë që vlerat kombëtare shqipe të jenë prezente në vendet ku ato jetojnë dhe veprojnë./Sinjali/