Qytetarët e Luginës së Preshevës dhe gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi kanë vendosur të nderojnë ministrin në detyrë për Punë të Jashtme dhe Evropë në Shqipëri, Gent Cakaj, për angazhimin e tij për hapjen e zyrave të Këshillit Shqiptar në Medvegjë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata kanë vendosur billborde me fotografi të Cakajt, me mbishkrimin “Nderi i Preshevës dhe gjithë Luginës”.
Ky gjest ka gëzuar Cakajn, i cili i ka falënderuar nga zemra ata dhe thotë se puna e tij me ta ka qenë nder i jetës së tij.
“Faleminderit nga zemra Luginë për vlerësimin e punës së përbashkët! Puna me ju, përtej një detyrimi institucional, ka qenë nderi i jetës sime. Shihemi së shpejti në hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë”, ka shkruar Cakaj në Facebook./Gazeta Sinjali/