Melisa dhe Andi shokuan rrjetin kur pas një feste të bukur për ditëlindjen e Andit u ndanë papritur.
Ka qenë Melisa ajo që përmes rrjeteve sociale deklaroi ndarjen e më pas u “zhduk” nga Instagrami.
Por ditën e sotme ajo u rikthye duke zbuluar se ndarja ka qenë e vërtetë dhe erdhi si shkak i një zënke të momentit por që tashmë kanë sqaruar çdo gjë dhe janë bashkë sërish.
“Hë me mo se kush është ajo femër që s’ka bërë ‘namin’ pas një zënke. Ndjesë, por jemi bashkë përgjithmonë”, shkruan Melisa.
Andi ka ripostuar foton e tij dhe përkrah ka shkruar:
“Çdo lidhje ka ulje ngritjet e veta, thjesht uroj mbas këtyre të këqijave të kemi vetëm të mira”.
Gjithashtu ata kanë nisur të ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instgram dhe Melisa ka rikthyer fotot me Andin. /GazetaSinjali/