image “Ndalojeni luftën”, Rrahmani drejtohet në shqip për situatën në Ukrainë në videon e Napolit

Futboll

“Ndalojeni luftën”, Rrahmani drejtohet në shqip për situatën në Ukrainë në videon e Napolit

news image

Ekipi italian Napoli është vetëm një nga shumë ekipet të cilat janë solidarizuar tashmë me situatën në Ukrainë, duke bërë thirrje që kjo luftë të ndalet dhe të mos derdhet më shumë gjak.

“Këto janë kohë të rrezikshme, tragjike dhe na takon neve dhe të gjithë fansave tanë të dërgojmë një mesazh paqeje. Ndoshta mund të rrisë ndërgjegjësimin për atë që po ndodh dhe të ndihmojë në përfundimin e luftës”, thuhej në postimin e Napolit.

Në këtë postim, kanë folur edhe disa nga futbollistët e Napolit, në mesin e tyre edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

/GazetaSinjaliSporti/