image Ndalohet shëtitja në Grykën e Rugovës

Kosovë

Vendim/ Ndalohet shëtitja në Grykën e Rugovës

news image

Komuna e Pejës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë me dije se ka ndaluar frekuentimin e të gjitha parqeve, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, si masë për luftimin e pandemisë globale COVID-19.

Komuna ka bërë thirrje që të mos niset askush për në Grykën e Rugovës, as në ecje në këmbë e as me automjete, sepse do të kthehen prapa nga Policia e Kosovës, përveç nëse e vërtetojnë se janë banorë autokton.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës si masë për luftimin e COVID-19 janë ndaluar frekuentimet në të gjitha parqet. Ju bëjmë thirrje qëmos të niseni për grykën e Rugovës as në ecje në këmbë e as me automjete sepse Policia e Kosovës ju kthen mbrapa! Vetëm banorët autokton të Rugovës të cilët e vërtetojnë që janë banorë mund të kalojnë”, njofton komuna./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/zip.peja/posts/3372058022822999?__xts__[0]=68.ARCVnEjRlZQHaZ7YBsvpTSMzQ543ngnNAfI4XbTjhjWQ2Ky50PP0rjZtQBTygWTt-9sIrBcNj7bt4l9DuGnLInojOweHB52G8cdtDExnUo6P_1_668gJFp6DcwgE_vf0dQkzoYPQp50772QPfXZNN9cBxwoxOq8wrrBWWUvUfMpY1ezhuJ2SK6lC4dmHMxIVD8OQWY55Yyzd1h2JiDe3R2eBMZTwHiBYnp_oI8wrzRGNSsEJYOAYmh3gpao9QOlAKwD8HViu_Z0GKVFqMFdbs6eLZFfVv_Pfms993bbAMRMXYuT6Ckwhdu1MLLv0TOKbkTyJz9FZjTN1b7tu3JsAFA&__tn__=-R