image Ndalohet në Serbi kamioni nga Kosova që eksportonte mall në Gjermani - Sinjali

Ndalohet në Serbi kamioni nga Kosova që eksportonte mall në Gjermani

news image

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka bërë të ditur se kamioni i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, është ndalur duke kaluar në Serbi, pasi në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Panxha, përmes një postimi në facebook, i cili ka thënë se arsyeja e bllokimit të kamionit është sepse në dokumente shkruan RKS dhe se pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.

”Sapo më njoftoi një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe. Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera. Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.

Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës!!”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: