image Ndalohet lëvizja në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit

Kosovë

Vendim/ Ndalohet lëvizja në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit

news image

Policia ka konfirmuar se sot në mëngjes është ndaluar lëvizja midis komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit është ndaluar sot në mëngjes.

Në përputhje me vendimin për karantinën – shtabin e krizave në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan, lëvizja midis këtyre dy komunave është pezulluar që nga mëngjesi i sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat serbe, drejtori i policisë atje, Nenad Gjuriq.

Bëhet e ditur se ky vendim i Shtabit të Krizave është marrë për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e koronavirusit në këto dy komuna veriore.

Ato kanë hyrë në karantinë në orën 18:00 të së premtes pas rasteve të reja të infektimit të qytetarëve me Covid-19. /GazetaSinjali/