Policia ka konfirmuar se sot në mëngjes është ndaluar lëvizja midis komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit është ndaluar sot në mëngjes.
Në përputhje me vendimin për karantinën – shtabin e krizave në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan, lëvizja midis këtyre dy komunave është pezulluar që nga mëngjesi i sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat serbe, drejtori i policisë atje, Nenad Gjuriq.
Bëhet e ditur se ky vendim i Shtabit të Krizave është marrë për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e koronavirusit në këto dy komuna veriore.
Ato kanë hyrë në karantinë në orën 18:00 të së premtes pas rasteve të reja të infektimit të qytetarëve me Covid-19. /GazetaSinjali/