image Ndalohet importi në Kosovë nga zona e prekur me gripin e shpezëve në Shqipëri

Kosovë

Ndalohet importi në Kosovë nga zona e prekur me gripin e shpezëve në Shqipëri

news image

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla nga zona e prekur me gripin e shpezëve në Shqipëri.

“Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr.03/205/22, Për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes. Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Bazuar në vlerësim të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në shtetin fqinjë”, thuhet në komunikatën e AUV.

Tutje në komunikatë thuhet se “Jemi në kontakte të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për shkëmbim informatash lidhur incidencën e mundësisë se përhapjes se sëmundjes. Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë. Kontrolli veterinarë kufitar ngritët në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë”.

/GazetaSinjali/