image Ndalohet hyrja e gazetarëve në Irpin

Botë

Ndalohet hyrja e gazetarëve në Irpin

news image

Gazetarët nuk do të lejohen më të hyjnë në qytetin e Irpin, afër Kievit, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Markushyn.

Ky vendim vjen pas vrasjes së gazetarit amerikan, Brent Renaud, në atë qytet.

“Duke filluar nga sot, ne po ndalojmë hyrjen e gazetarëve në Irpin. Ne duam të shpëtojmë jetën e tyre dhe të mbrojtësve tanë”, tha Markushyn.

Ai gjithashtu u bëri thirrje gazetarëve dhe civilëve ukrainas që të mos postojnë informacione në internet për personelin ushtarak, pajisjet e tyre ose ndonjë gjë që mund të tregojë vendndodhjen e tyre.

/Gazeta Sinjali/