Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka quajtur “praktikë çnjerëzore” ndalimin e 20 punonjësve shëndetësorë serbë në pikën kufitare të Merdares nga Qeveria e Kosovës.
“Sot, pas disa ditësh të fushatës iracionale dhe histerike kundër punonjësve shëndetësorë serbë, Prishtina bëri të paimagjinueshëm, duke ndaluar një grup prej 20 mjekësh dhe infermierësh nga Serbia të hynin në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Serbisë.
Komunikata e Qeverisë së Serbisë shton se mjekët që ishin nisur drejt Kosovës, janë të lindur dhe rritur në Kosovë.
Zyra për Kosovën në qeverinë serbe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e saj në terren që të marrin pozicionin më të rreptë ndaj Kosovës./ Gazeta Sinjali/