Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit dhe Leposaviç.
Të njëjtit kanë vënë barrikada në rrugë kryesore dhe lokale. Gjithashtu atje janë dëgjuar edhe sirenat e sigurisë.
Në një video të publikuar nga gazetari Venhar Isufi në veri shihet edhe vetura e EULEX-it duke patrulluar atje.