image Ndahet pasuria e rep-artistit të ndjerë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ndahet pasuria e rep-artistit të ndjerë

news image

Rep-artisti i njohur amerikan Mac Miller, ndërroi jetë në shtator të 2018-ës, duke tronditur mbarë publikun.

Ish-i dashuri i këngëtares së muzikës pop, Ariana Grande, u nda nga jeta në moshën 26-vjeçare për shkak të mbidozës së fentanilit, kokainës dhe alkoolit.

Së fundmi, mediat amerikane shkruajnë se është vlerësuar pasuria e artistit dhe se është ndarë mes miqve dhe familjarëve të të ndjerit. 

Vlera neto e vlerësuar e Mac Miller arriti shumën e rreth 11.3 milionë dollarëve sipas dokumenteve të pasurive.

Prindërit dhe vëllai i rep-artistit, do të marrin shumicën e pasurisë, miqtë e tij të ngushtë do të marrin shumë nga gjërat personale të tij, raporton TMZ./Gazeta Sinjali/