Mësuesi i shumë gjeneratave, veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sylë Berisha nga fshati Volljakë i Klinës është ndarë nga jeta, raporton Gazeta Sinjali.
I ndjeri Berisha ka dhënë një kontribut të madh në kohët më të vështira të arsimit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Besim Hoti, i cili u shpreh se mësuesi Berisha ishte edhe humanist i madh që respektohej nga të gjithë.
“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e mësuesit, atdhetarit, veprimtarit të Ldk-së. Sylë A. Berisha! Mësuesi Sylë dha një kontribut të madh në arsim në kohërat më të vështira. Ishte familjar i mirë, humanist i madh, i urtë, i dashur dhe respektohej nga të gjithë”, ka shkruar Hoti.
Tutje, ai i shpreh lavdi, jetës dhe veprës së Sylë Berishës.
Vdekjen e tij, e kanë bërë të ditur në Facebook, edhe familjarë e miq të të ndjerit, ku kanë shkruar fjalë prekëse për lajmin e hidhur që morën.