Në moshën 62-vjeçare është ndarë nga jeta Ukshin Tahiri nga Mitrovica.
I ndjeri punonte si mësues për klasët e ulëta në fshatin Selac.
Tahiri ishte edhe ish-pjesëtar i luftës së fundit në Kosovë, në radhët e UÇK-së.
Familjarët e tij kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër, në ora 13:00, në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.