image Ndahet nga jeta babai i Pal Lekajt

Sociale

Ndahet nga jeta babai i Pal Lekajt

news image

Lekë Lekaj, babi i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka ndërruar jetë sot, raporton Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur vet deputeti Lekaj, përmes një postimi në Facebook.

“Shumë të dashur miq e dashamirë të familjes Lekaj e në veçanti të bacës Lek, ju njoftoj që sot në moshën 90 vjeçare në qytetin Pula të Kroacisë, babai jonë Lek Lekaj ndërroi jetë. Në emër të motrave Borës dhe Martës, vëllezërve Gjonit, Gjevalinit, Frrokit dhe Gjergjit dhe gjithë nipave e mbesave të bacës Lek ju falenderoj për ngushëllimet. Për datën e ceremonisë mortore dhe pritjes për ngushëllime do të ju njoftoj me kohë.”

Për vdekjen e Lekë Lekajt ka shkruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Paska shkuar ne amshim Baca Lekë, babai i kolegut Pal Lekaj. Lekë Lekajn e kujtojmë si një burrë të urtë, punëtor e atdhetar. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Lekaj, miqtë dhe farefisin. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/GazetaSinjali/