image Ndahet nga jeta 6-vjeçarja shqiptare, 18 ditë pas aksidentit tragjik

Evropë

Ndahet nga jeta 6-vjeçarja shqiptare, 18 ditë pas aksidentit tragjik

news image

Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në Bolonja. Ajo ndërroi jetë në spital, ku qëndronte prej 14 qershorit, pasi kishte mbetur e lënduarr rëndë.

Sipas mediave, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku ndërroi jetë mëngjesin e së dielës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit. Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Kryetari i bashkisë së San Polo Franco Palù ka vendosur të shpallë ditë zie në qytet në ditën kur do të kremtohet funerali. /Abc news

/GazetaSinjali/