Shqipja ishte nga konkurrentet më të zhurmshme brenda programit, e cila nuk arriti që të dalë e përputhur, por pas daljes deklaroi se ka filluar një njohje të re.
Se është dashuruar dhe gjërat po bëhen më serioze e kishte zbuluar Tea, me të cilën Shqipja është bërë shoqe së fundmi.
Tea tha se dashuria e ka zbutur dhe e ka bërë njëri më të mirë Shqipen, por duket se kjo lidhje nuk zgjati shumë.
Në një bisedë me ndjekësit Shqipja zbuloi shumë detaje nga jeta private përfshi edhe anën sentimentale.
Kur do të martohesh e pyeti një ndjekës dhe përgjigja e Shqipes ishte: ‘’Kur të gjej të duhurin’’.
“Sa herë ke qenë e dashuruar e pyet një tjetër’’ dhe me këtë Shqipja demantoi deklaratën e Teas duke thënë se nuk ka qenë kurr e dashuruar.
‘’Asnjëherë nuk jam dashuruar, kam pëlqyer, kam pasur fiksime por dashuruar jo. Po të isha dashuruar, do isha martuar, do kasha ngecur’’, është shprehur Shqipja. /GazetaSinjali/