Valdeti dhe Valdrina janë një ndër çiftet më të njohura shqiptare në Instagram. Ata kanë më shumë se 9 vite të lidhur. Por, duket se gjerat kanë mbaruar. Ndjekësit kanë ngritur dyshimet pasi ata më nuk e ndjekin njëri tjetërin.
Instagrami i tyre valdetvaldrina kishte mbi 200 mijë ndjekës, tani ky Instagram mban emrin vetëm të Valdrinës.
Për të gjitha këto dyshime ajo tha se nuk dëshiron të komentoj dhe se i duhet kohë.
“Nuk dua të komentoj, ju lutem, më jepni kohë”, ka shkruar ajo.
Ata kishin fituar zemrat e shumë njerëzve më postimet e tyre në Instagram, ku pastaj kanë filluar me vlog nëpërmes të cilëve tregojnë për përditshmërinë e tyre.