image Jori në 'kulmin' e dashurisë, partneri ia puthë këmbët - FOTO

Bota e Yjeve

Jori në ‘kulmin’ e dashurisë, partneri ia puthë këmbët – FOTO

news image

Modelja e cila mori vëmendjen e publikur shqiptar pas hyrjes në Big Brother Albania VIP 2, Jori Delli ka konfirmuar tashmë lidhjen me reperin italian, Fred De Palma. Që nga momenti kur bërë publike këtë lidhje me anë të një video në Tik Tok ku shihej teksa puthej me reperin, ajo nuk po kursen më as fotot e videot e tyre të përbashkëta.

Çifti duket se po shijojnë pushimet e tyre në bregdet të cilin nuk e kanë bërë publik asnjëri prej tyre.

Ishte Jori ajo e cila publikoi një sërë fotografish nga atje, e ku njëra prej tyre mori vëmendje.

Në fotografinë e fundit të këtij albumi, Palma shihej duke ia puthur këmbët modeles.

Edhe reperi publikoi foto nga këto pushime, ku shihej Jori duke rregulluar flokët, foto kjo të cilën e shoqëroi me një figurë me zemra.

/GazetaSinjali/