image Ndahen mbi 55 mijë euro për fushatën zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Kosovë

Ndahen mbi 55 mijë euro për fushatën zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

news image

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është vendosur që të kufizohen shpenzimet e subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet për Kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, që do të mbahen me 29 nëntor.

Sipas vendimit të KQZ-së, në zgjedhjet e Podujevës shuma e kufizuar e shpenzimeve është 43.931.5 euro.

Fushata zgjedhore 5 ditore në Podujevë fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor. Në garë për kryetar të kësaj komune janë 3 kandidatë (PDK – Naim Fetahu; LDK – Nexhmi Rudari; dhe LVV – Shpejtim Bulliqi).

KQZ-ja kufizoi shpenzimet e fushatës zgjedhore edhe për subjektet që do të garojnë në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në shumën 11 590 euro.

Sipas listës jopërfundimtare të votuesve, numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 23 180 votues.

Ndryshe nga komuna e Podujevës në Mitrovicën e Veriut fushata zgjedhore do të zgjasë më shumë, nga 12 deri më 27 nëntor. /Gazeta Sinjali/