image Ndahen afro 100 mijë euro nga Qeveria për mbështetjen e kampanjës së filmit “Zgjoi”

Film

Ndahen afro 100 mijë euro nga Qeveria për mbështetjen e kampanjës së filmit “Zgjoi”

news image

Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Qeveria e Kosovës është marrë vendim për ndarjen e 95,725 eurove, të cilat do të shërbejnë si mbështetje të kampanjës së filmit “Zgjoi”.

Ky film është në garë për t’u nominuar në edicionin e 94-të të çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”.

“Aprovimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit. Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Filmi “Zgjoi” deri më tani ka arritur suksese të shumta në festivale të ndryshme nëpër botë.

/GazetaSinjali/