image NBC: SHBA do të dërgojë në Kosovë refugjatët afganë që dyshohet se kanë lidhje me talibanët dhe grupet terroriste

Kosovë

NBC: SHBA do të dërgojë në Kosovë refugjatët afganë që dyshohet se kanë lidhje me talibanët dhe grupet terroriste

news image

Rreth 100 afganë të cilët janë evakuuar në SHBA janë identifikuar për lidhje të mundshme me talebanët ose grupet terroriste, kanë thënë dy burime për NBC News.

Verifikimi i të paktën dy nga këta afganët ka sjellë informata të mjaftueshme për të ngritur shqetësim, sa që SHBA-ja po planifikon t’i dërgojë në Kosovë për rishikim të mëtutjeshëm, thotë burimi.

Po ashtu, sipas këtij burimi, secili refugjat që nxit shqetësime të tilla do të dërgohen në Kosovë gjithashtu.

Megjithatë, burimi thotë se vetëm pse njëri është identifikuar do të thotë se ai është një terrorist ose që paraqet kërcënim.

Nga më shumë se 30,000 të evakuuar nga Afganistani në SHBA, rreth 10,000 prej tyre kishin nevojë për kontroll shtesë që nga e premtja derisa 100 prej tyre u vlerësua se mund të kenë lidhje me grupet terroriste.

/GazetaSinjali/