image NATO vendos planin e emergjencës për valën e dytë të koronavirusit

Botë

NATO vendos planin e emergjencës për valën e dytë të koronavirusit

news image

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, ranë sot dakord për një plan emergjence në rastin e një vale të dytë të COVID-19, ndërsa aleanca ushtarake përpiqet të tregojë se si mund të ndihmojë gjatë krizës shëndetësore.

“Anëtarët e NATO-s do të krijojnë një stok të përbashkët të pajisjeve mjekësore dhe një fond krize me vlerë në miliona, për të shpenzuar në furnizime kritike mjekësore”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas përfundimit të bisedimeve dyditore.

“Detyra thelbësore e NATO-s në pandemi është të sigurojë që kjo krizë shëndetësore të mos bëhet një krizë sigurie”, shtoi ai.

Stoltenberg nuk dha detaje mbi madhësinë e fondit ose se kur rezerva do të ishte në dispozicion, pasi ishte ende shumë herët për këtë, por sqaroi se disa aleatë tashmë kishin filluar të zotoheshin dhe se disa kontribute do të jenë në dispozicion shumë shpejt./ Gazeta Sinjali/