image NATO: S’kemi kërkesë për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

Siguri

NATO: S’kemi kërkesë për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

news image

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga NATO-ja shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë.

Kurti tha se rritja e prezencës ushtarake të Aleancës Veriatlantike në vendin tonë do të rriste sigurinë.

“Një rritje substanciale e ushtarëve të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake në shtetin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, kishte thënë Kurti.

Por, një kërkesë zyrtare nga ana e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka.

Kështu bëri të ditur për Klan Kosovën një zyrtar i NATO-s.

“Nuk ka pasur asnjë kërkesë”, thuhet në përgjigje.

Por, organizata më e fuqishme ushtarake në botë thekson se kanë kapacitet të ofrojnë siguri për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/GazetaSinjali/