image NATO: Situata në Kosovë është shumë më e qetë se dikur

Siguri

NATO: Situata në Kosovë është shumë më e qetë se dikur

news image

NATO dhe KFOR-i në Kosovë vlerësojnë se situata në vend tani është shumë më e qetë se që ishte dikur.

Në një njoftim në faqen zyrtare të NATO-s në ‘twitter’, shkruan se Kosova ka ende tensione por të cilat ndodhin me raste.

“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO [ @NATO_KFOR ] është ende kyçe për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në postimin e NATO-s.

Kujtojmë se forcat e KFOR-it janë të vendosura në Kosovë që prej përfundimit të luftës më 1999.

/Gazeta Sinjali/