image Ukraina thotë se rusët vodhën substanca vdekjeprurëse nga Çernobili

Botë

Ukraina thotë se rusët vodhën substanca vdekjeprurëse nga Çernobili

news image

Zyrtarë të Ukrainës kanë thënë se forcat ruse që pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit kanë vjedhur substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë.

Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit ka thënë se trupat ruse hynë në një zonë magazinimi  të bazës kërkimore Ecocentre dhe vodhën 133 substanca radioaktive.

“Një pjesë e vogël e këtij aktiviteti është vdekjeprurëse nëse trajtohet në mënyrë joprofesionale”, tha agjencia, duke shtuar se “lokacioni i substancave të vjedhura aktualisht nuk dihet”, shkruan BBC.

Në fillim të kësaj jave, ministri i energjisë i Ukrainës, German Gulashchenko tha se ushtarët rusë u ekspozuan ndaj një sasie “tronditëse” të rrezatimit bërthamor, duke thënë se disa prej tyre mund të kenë më pak se një vit jetë.

“Ata gërmuan të zhveshur në tokë të kontaminuar me rrezatim, mblodhën rërë radioaktive në thasë për fortifikim dhe thithën këtë pluhur”, tha Gulashchenko në Facebook të premten pasi vizitoi zonën e përjashtimit.

/GazetaSinjali/