Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë në Londër se bashkëpunimi i NATO-s me Serbinë është i mirë dhe e ka vlerësuar këtë vend si partner të besueshëm.
Këtë deklaratë të shefit të Aleancës Veri-Atlantike e transmetoi Dragan Shormaz, kreu i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Londër.
Shormaz tha në një prononcim për Tanjug, se gjatë seancës së djeshme, deklarata e rëndësishme e Stoltenbergut mund të dëgjohet se NATO mbështet vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, dhe se bisedimet duhet të rifillojnë urgjentisht.