Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka vlerësuar guximin e popullit dhe ushtrisë ukrainase për progresin dhe për rrimarjen e territorit nga pushtimi rus.
Stoltenberg, bëri një deklaratë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, pas telefonatës që e kishte zhvilluar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, përcjell Sinjali.
“Rusia duhet të ndalojë luftën që ka nisur. NATO do të mbështesë dhe shtojë suportin për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shkruan kreu i organizatës ushtarake në një njoftim.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk bëri asnjë koment lidhur me faktin që Ukraina ka bërë kërkesë për antarsim urgjent në NATO.