image Natë terrori në Izrael: Një luftë e re në Lindjen e Mesme? Çfarë dihet deri më tani

Botë

Natë terrori në Izrael: Një luftë e re në Lindjen e Mesme? Çfarë dihet deri më tani

news image

Sulme të rënda kanë ndodhur sot në Izrael, ku sipas Shërbimeve izraelite të emergjencës dhjetëra raketat janë lëshuar nga Rripi i Gazës, teksa u bë e ditur se nga mbrojtja izraelite tashmë është shpallur “gjendje lufte”.

Sipas raportimeve të para, numri i të vrarëve deri më tani nga këto raketa ka shkuar në katër.

Ngjarjet po zhvillohen me shpejtësi mes Izraelit dhe Hamasit, por kjo është ajo që u raportua deri më tani:

  • Dhjetra persona të armatosur nga grupi militant Hamas duket se janë infiltruar në Izraelin jugor në një sulm të befasishëm nga Rripi i Gazës.
  • Ajo vjen pasi mijëra raketa u hodhën në Izrael nga Gaza, sipas një udhëheqësi të Hamasit, Mohammed Deif – “ne kemi vendosur të themi mjaft është mjaft”, tha ai.
  • Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se “një numër terroristësh” ishin infiltruar në territorin izraelit nga Gaza
  • Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet në orën 13:00 me kohën lokale (11:00 BST), dhe ushtria ka filluar të godasë objektivat e Hamasit
  • Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar një video deklaratë duke thënë se ” jemi në luftë”.
  • Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi “ka bërë një gabim të rëndë”, duke deklaruar se “shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.
  • Betejat me armë mes forcave izraelite dhe palestineze janë ende duke u zhvilluar në vende të ndryshme në jug të Izraelit, sipas mediave izraelite.
  • Spitalet në Izrael thonë se po trajtojnë personat e lënduar nga sulmet e papritura – të paktën një person ka vdekur
Natë terrori në Izrael: Një luftë e re në Lindjen e Mesme? Çfarë dihet deri më tani, pse ky sulm nuk është si të tjerët
Natë terrori në Izrael: Një luftë e re në Lindjen e Mesme? Çfarë dihet deri më tani, pse ky sulm nuk është si të tjerët.

Civilët në Gaza dhe Izraelin jugor, në mes të përplasjes së armatosur

Sulmi korrespondon më kohën kur shumë izraelitë prisnin të shijonin fundin e festës hebreje Sukkot.

Në vend të kësaj, ata që jetojnë ose qëndrojnë pranë Rripit të Gazës e kanë gjetur veten në një situatë makthi me një infiltrim në shkallë të gjerë nga militantët palestinezë.

Duket se disa komunitete izraelite pranë Gazës po mbahen nga operativët e Hamasit. Ndërkohë, sulmet e avionëve izraelitë mbi objektivat e Hamasit kanë lënë të një situatë të ngjashme edhe civilët e pafajshëm në Gaza.

Në jug të Izraelit, izraelitë të tmerruar të fshehur në dhoma të sigurta luten që ushtarët të dërgohen për t’i shpëtuar. Disa thonë se ka militantë në shtëpitë e tyre.

Një grua në Be’eri thotë se babai i saj është kapur. Shumë nga mijëra njerëz që ishin në një festë në ambient të hapur në këto zona janë fshehur për të shpëtuar.

Ata thonë se janë në mes të një shkëmbimi zjarri dhe raportojnë se ka viktima. Ka raporte izraelite se rreth 60 militantë të Hamasit kanë hyrë nga Rripi i Gazës.

Imazhet e paverifikuara duket se tregojnë militantët palestinezë që mbërrijnë me kamionçina dhe duke ngarë motoçikletat përmes një vrime në gardhin rrethues në Izrael. /albeu.com

/GazetaSinjali/