image Natë lufte në Irak, Irani sulmon 3 baza ushtarake amerikane

Botë

Hakmarrja/ Natë lufte në Irak, Irani sulmon 3 baza ushtarake amerikane

news image

Pas mesnatës, shteti i Iranit e ka nisur hakmarrjen e paralajmëruar ndaj SHBA-së për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, duke sulmuar tri baza ushtarake amerikane.

Dhjetëra raketa nga Teherani e kanë goditur fillimisht bazën al-Asad, në afërsi të Bagdadit.

Sulmet e Iranit kanë vazhduar dhe sipas informacioneve të mediave amerikane, 5 raketa janë gjuajtur pastaj edhe në drejtim të bazës ushtarake Taji.

As një orë pas sulmeve, Garda Revolucionare e Iranit e ka marrë përgjegjësinë, duke paralajmëruar SHBA-në se do t’i sulmojnë brenda shtetit nëse do të ketë përgjigjje për sulmin, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kjo është përgjigje ndaj operacionit terrorist dhe kriminal të SHBA-së. Do të ketë përgjigje edhe më të ashpër në rast të një agresioni të ri”, ka thënë kjo trupë në një deklaratë.

Rreth orës 03:00 pas mesnatës, nëpërmjet OKB-së, Irani ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë me sulmet kundër bazave amerikane, nëse SHBA-ja nuk i përgjigjet sulmit.

E gjithë kjo ofensivë ushtarake e Iranit kundër SHBA-së vjen pasi Amerika të premtën e kaluar me urdhër të presidentit Donald Trump e vrau gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimanit. /Gazeta Sinjali/