Nasim Haradinaj i cili paraqitet si i akuzuar në Gjykatën Speciale gjatë seancës që po mbahet në Hagë, në pyetjen se a do të deklarohet i pafajshëm apo jo në të gjitha pikat e aktakuzës, tha se për këtë flet avokati i tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj nuk u vetdeklarua rreth fajësisë apo pafajësisë së tij në këtë seancë pasi ai u shpreh që për këtë do të flasë avokati i tij dhe jo ky, gjersa shtoi se qëndrimi i tyre ka qenë publik dhe çdo herë dyshues i këtyre Dhomave të Specializuara.
“Nga ne dhe qëndrimet tona nuk keni qka te pritni apo te befasoheni. Qëndrimi ynë ka qenë publik dhe çdo herë dyshues të këtyre dhomave. Mohimi i faktit duke i anashkaluar se kush i nxirri nga sirtari i kësaj prokuroie këto dokumente kush na i solli këto dokumente në selinë tonë dhe tani ta mbajmë ne përgjegjësinë e tyre është çmenduri. Ne të akuzohemi për t’i larë fajet e kësaj prokurie eshte absurde. Unë mo nuk flas por do të flas vetëm përmes avokatit”, përfundoi Haradinaj.
Ndryshe, Haradinaj akuzohet për pengim, kërcënim, hakmarrje dhe zbulim të të dhënave të Speciales.