Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas zgjedhjes së Kryesisë së re të LDK-së.
Rugova përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK-ja kryesi më të dobët nuk ka pasur asnjëherë.
Sipas tij, kryesia është riciklim i partisë ORA dhe distancim nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova.
“Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga Presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it.TURP!”, ka shkruar ai.