image Naser Ramadani thirrje qytetarëve: Respektoni manualin, këtë javë do të kemi rritje të rasteve

Shëndetësi

Naser Ramadani thirrje qytetarëve: Respektoni manualin, këtë javë do të kemi rritje të rasteve

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që ta respektojnë në përpikmëri manualin e përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë së COVID-19.

Ditëve të fundit ka pasur rritje enorme të rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë, ndërsa Ramadani ka shtuar se rritja e rasteve do të vazhdojë edhe këtë javë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Do të kemi rritje të rasteve këtë javë. Për këtë arsye sot do të prezantojmë manualin, zbatuesit e të cilit së pari do të jemi ne si qytetarë e pastaj edhe institucionet dhe organet e rendit. Maskat dhe pastrimi i duarve janë obligative në çdo vend”, ka thënë drejtori i IKSHP-së gjatë një konference për media së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ramadani më tej ka shtuar se qytetarët e Kosovës nuk e kanë dhënë provimin gjatë lehtësimit të masave të izolimit dhe se janë treguar të pakujdesshëm në këtë fazë.

“Me këtë lehtësim të masave, siç e dijmë qytetarët nuk e kanë dhënë provimin, nuk iu kanë përmbajtur masave të IKSHPK’së dhe në bazë të prognozës do të kemi rritje të rasteve këtë javë. Ky manual nuk është dokument ligjor ekzekutiv, por do të fillojë të funksionojë prej përfundimit të kësaj konference për media.”, ka përfunduar Ramadani./Gazeta Sinjali/