image NASA: Pesë meteorë, tre prej të cilëve me madhësi të një avioni, do të kalojnë pranë Tokës

Kuriozitete

NASA: Pesë meteorë, tre prej të cilëve me madhësi të një avioni, do të kalojnë pranë Tokës

news image

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) njoftoi se duke filluar nga dita e sotme në afërsi të Tokës do të kalojnë 5 meteoritë, tre prej të cilëve janë në madhësinë e një avioni.

NASA njoftoi se nga 6 deri më 10 shtator, më i afërti nga pesë meteorët do t’i afrohet Tokës më shumë se 1.5 milion kilometra dhe më i largëti mbi 5.7 milionë kilometra, por ata nuk paraqesin asnjë rrezik për Tokën.

Meteori 2021 JA5, me përmasa 18 metra do të kalojë sot pranë Tokës. Meteori i fundit, 2023 QF6, me përmasa 21 metra do të jetë afër Tokës më 10 shtator. Objektet qiellore mbi 150 metra dhe që kalojnë 7.5 milionë kilometra nga Toka, konsiderohen të rrezikshme.

/GazetaSinjali/