Klubi i Napolit ka dhënë lajmin e mirë sa i përket dy futbollistëve shqiptarë, Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit, transmeton Sinjali Sportiv.
Pasi kishin rezultuar pozitivë me koronavirus për herë të dytë gjatë ditës së djeshme, por sot rezultatet e tyre kanë ndryshuar.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Napoli ka konfirmuar se Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar negativë dhe tashmë janë të gatshëm t’i bashkohen skuadrës. /Sinjali Sportiv/.