Skuadra e Napolit ka arritur që të shënojë fitore me rezultat të thellë ndaj Fiorentinës, shkruan Sporti në Sinjali.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka shënuar fitore me rezultatin 6-0.
Lorenzo Insigne shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa nga një shënuan edhe Diego Demme, Hirving Lozano, Piotr Zielinski dhe Matteo Politano.
Në këtë ndeshje titullar ishte mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili luajti tërë ndeshjen, kurse Amir Rrahmani hyri si zëvendësues në minutën e 79-të.
Pas kësaj fitore, Napoli ka 34 pikë dhe renditet në pozitën tretë, kurse Fiorentina mbetet me 18 pikë në pozitën e 14-të.