Napoli ka gjetur marrëveshjen me Celta Vigon për mesfushorin Stanislav Lobotka.
Ditën e djeshme në Madrid ka pasur një takim mes dy klubeve përsa i përket mesfushorit dhe arkodi është vetëm një hap larg pasi të gjitha palët kanë rënë dakort për shitjen e tij. Akordi është arritur në formën e huazimit me të drejt blerje, Napoli do të paguajë menjëherë 3 milionë euro dhe 17 të tjera në fund të sezonit.
Labotka është një mesfushor agresiv që ngjason disi me aftësitë që ka treguar Gattuso si futbollist me fanellën e Milanit. /Gazeta Sinjali/