image Gattuso e pranon se komandohet nga gruaja, nuk e kishte lënë të transferohej tek kjo skuadër

Futboll

Futboll/ Gattuso e pranon se komandohet nga gruaja, nuk e kishte lënë të transferohej tek kjo skuadër

news image

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso si lojtar ka qenë shumë i ashpër dhe tejet agresiv.

Por, edhe ‘luani’ më I madh zbutet nga gruaja e tij, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për ‘Fox Sports’ ka treguar që në vitin 2012 ishte afër të transferohej tek Boca Juniors, por gruaja e tij nuk e kishte lënë.

“Unë te Boca Juniors? Shkova afër. Nuk është sekret që gjithmonë i kam admiruar ata, kam luajtur edhe kundër tyre në disa raste. Unë isha vërtet afër, është e vërtetë, por ishte gruaja ime që komandonte. Ajo nuk më la të shkoj sepse kishim fëmijë shumë të vegjël, nuk ishte situata e duhur familjare për të ndryshuar gjithçka”, ka thënë Gattuso./Gazeta Sinjali/